Shefja e Grupit Parlamentar të PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se me grupet tjera parlamentare kanë pasur një diskutim përmbajtjesor për agjendën parlamentare për këtë legjislaturë.
Lidhur me reagimin e spektrit ndërkombëtar për Ligjin për Specialen, ai ka thënë se është normale që me aleatët të kenë mospajtime.
“Është shumë normale që me aleatë, me partnerë, të kemi mospajtime. Është shumë e rëndësishme të diskutojmë…”, ka thënë ajo. “Një ndër pikat që diskutuam sot është edhe agjenda e diplomacisë parlamentare… Dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë: procesi i Apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës”.





