Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk do të propozojnë kandidat për pozitën e presidentit pasi nuk dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë vetëm sa për t’ia siguruar kuorumin kryeministrit Albin Kurti.
Çitaku për presidentin: S’propozojmë kandidat vetëm sa për t’ia bërë kuorumin Kurtit

Çitaku ka thënë se mbesin në qëndrimin që presidenti të jetë një emër unifikues që përfaqëson të gjithë qytetarët.
“Ne nuk mund të propozojmë një emër vetëm sa për të marrë pjesë dhe sa për t’i ofruar e siguruar kuorumin Kurtit. Kemi qenë të qartë, ne kërkojmë që presidenti i ardhshëm të jetë produkt i një procesi politik, i dialogut dhe marrëveshje, jo i imponimit. Kosova ka nevojë për institucione dhe stabilitet dhe është në dorën e Kurtit që të reflektojë”, ka thënë Çitaku pas përfundimit të seancës solemne të Kuvendit të Kosovës për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

FC Liria rinovon me Ismet Munishin, firmos kontratë trevjeçare

Promovohet romani “Zëri që kurrë nuk u shua – Fetah Bahtiri përballë trashëgimisë së tij” nga autorja, Hyrë Tejeci Murati

Mbi 1 mijë e 700 gjoba dhe 48 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

