LAJME

Çitaku: Për keqardhje që dy gra pranuan huazimin e emrave të tyre për një maskaradë të Albin Kurtit

Çitaku: Për keqardhje që dy gra pranuan huazimin e emrave të tyre për një maskaradë të Albin Kurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Prill 2026, 07:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet politike rreth procesit për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke e cilësuar atë si shkelje të Kushtetutës dhe veprim të qëllimshëm politik.

Çitaku ka thënë se “vetë ideja që, me vetëdije, i hyjnë një procesi për të zgjedhur personin që do të udhëheqë institucionin më të lartë në vend, duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, flet shumë për mentalitetin e Albin Kurti”.

Ajo ka kritikuar gjithashtu përfshirjen e dy grave në këtë proces, duke u shprehur se “është për keqardhje që dy gra kanë pranuar të huazojnë emrin e tyre në një maskaradë të rrezikshme dhe antikushtetuese.”

“Kosova është ndërtuar mbi sakrifica të mëdha dhe se institucionet nuk duhet të cenohen. Ky popull ka sakrifikuar shumë për të pasur liri, pavarësi dhe institucione. Dhe nuk do të lejojmë përmbysjen dhe rrënimin e gjithçkaje që është ndërtuar me aq shumë mund,” u shpreh ajo.

Deputetja e PDK-së iu referua një shprehjeje popullore duke thënë: “Zullumi këputet prej së trashi.”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika