- Reklama -

Çitaku: Kurti në tavolinë me Vuçiqin s’ka folur për menynë, duhet të sqarojë çfarë kanë biseduar

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se ka munfgesë totale të konsistencës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, herë është thënë se është prioritet i 10-të, i 7-të, i 4-të, tash doli që është prioriteti i parë. Pra, ka pasur mungesë konsistence dhe ka mungesë transparence”, tha Çitaku në një intervistë me Radio Evropën e Lirë.

- Reklama -

“Zoti Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ne e dimë se për meny nuk kanë biseduar në Berlin dhe zoti Kurti e ka për obligim të sqarojë se çfarë është biseduar dhe a ka ndonjë përparim në këtë proces”, u shpreh tutje  Çitaku.

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane tha se kërkojnë nga Kurti që t’i përmbushë detyrimet kushtetuese, ta përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendrën e saj.

“Ju e mbani në mend që me vite të tëra në Kosovë, me një lehtësi të padurueshme, janë thënë fjalë të mëdha e të rënda. Njerëzit janë etiketuar si tradhtarë, si kriminelë, për përfshirje në dialog. Ne nuk veprojmë njëjtë, mirëpo ne, thjesht, kërkojmë konsistencë dhe transparencë, si dhe kërkojmë që ky proces të përmbyllet sa më parë”, tha e dyta e PDK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort