Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi se kjo parti do të mbetet në opozitë, duke përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).
Çitaku: Jemi vite larg me LVV-në – bashkëpunojmë, por jo në bashkëqeverisje

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se kjo çështje nuk duhet parë si një “vend pune”, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e qeverisjes.
“PDK-ja do të jetë në opozitë. Jemi vite larg me Lëvizjen Vetëvendosjes dhe shohim fare pak mundësi për bashkëpunim por kjo nuk do të thotë se nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi dhe interesat e qytetarëve, por jo në bashkëqeverisje… Çështja e presidentit nuk është një vend pune. Zgjedhja e presidentit i mundëson Albin Kurtit qeverisje katërvjeçare”./EO
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

