Subjektet politike që synojnë ulëse në Kuvend, të shtunën, kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë. E shumica prej tyre edhe i kanë zbuluar emrat për publikun.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nxjerr emrat e kandidatëve që mund të kenë telashe me certifikim, meqë janë të dënuar në tri vitet e fundit.
“Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt”, ka shkruar IKD-ja në raport.
Gjithsej, sipas IKD-së, janë 28 kandidatë që mund të kenë probleme me certifikim, pa përfshirë Nismën Socialdemokrate që ende nuk ka zbuluar emrat e kandidatëve dhe të partive më të vogla.
IKD-ja ka monitoruar vetëm katër partitë më të mëdha dhe Listën Serbe.
Partia më e madhe nga zgjedhjet e kaluara, VV-ja, sipas IKD-së, ka 11 kandidatë që mund të kenë telashe, në krye me liderin Albin Kurti, që është i dënuar me kusht. Pason AAK-ja me 8 kandidatë, PDK-ja me 6 kandidatë, Lista Serbe me 2 dhe LDK-ja me një.
Verifikimi i kandidatëve do të bëhet nga 6 institucione të drejtësisë dhe vetëm më pas, kandidatët që kalojnë “filtrin” do të certifikohen nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje të 14 shkurtit.
Kandidatët, që sipas IKD-së mund të kenë telashe me certifikim
VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari – Lila, Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku, Ekrem Mustafa, Salih Zyba
AAK: Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Meliza Hartadinaj, Shkumbin Demaliaj, Gani Dreshaj, Rrustem Berisha
PDK: Sadik Halijaha, Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Ramw Vataj, Lulwzim Abazi, Bajrush Xhemajli
Lista Serbe: Milan Aritonoviq dhe Ivan Teodosijeviq
LDK: Sali Asllanaj
Raportin e plotë mund ta lexoni në faqen e IKD-së