“Ciceroni shqiptar i Hitlerit” është libri i dytë i shkruar nga Bashmir Xhemaj me prejardhje nga qyteti i Prizrenit.
Sipas autorit, ky libër ka në përmbajtje një biografi historike me kryepersonazh shqiptarin nga Prishtina, Iljaz Bazna, personazh ky i komentuar dhe përfolur nga autorë të shumtë të huaj, por asnjëherë i portretizuar me një pikëpamje shqiptare.





