LAJME

Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2023, 23:24

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, duke komentuar bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë në të ardhmen e saj drejt BE-së.

Chollet, në një bisedë telefonike, ka përgëzuar kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kam uruar sot kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kosova tani është më afër se kurrë të ardhmes së saj drejt BE-së”, ka shkruar Chollet në një postim në Twitter.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika