LAJME

Chollet falënderon Vuçiqin për konstruktivitetin në dialog

Chollet falënderon Vuçiqin për konstruktivitetin në dialog
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2023, 16:23

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se e përkrah angazhimin e Serbisë në propozimin e Bashkimit Evropian për marrëveshjen finale me Kosovën.

Ai shkroi në Twitter të dielën se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për takimin e së hënës në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit Vuçiq.

“Përshëndes angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë për konstruktivitetin në propozimin e BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Chollet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika