Kandidati për deputet i Kuvendit, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, për dallim nga kandidatët tjerë të kësaj partie, është përcaktuar që në zgjedhjet e 14 shkurtit të paraqitet, krahas atij të parties, edhe me sllogan personal.
Çfarë po paralajmëron Xhavit Haliti me slloganin: “Me maturi. Drejt finales.”?

“Me maturi. Drejt finales.”, është sllogani i Halitit, i cili përputhet me qëndrimet e tij të matura, si në raport me kundërshtarët politik, ashtu dhe çështjet me rëndësi jetike për Kosovën.Kujtojmë se Haliti ka kohë që është duke bërë thirrje që liderët politikë të Kosovës të ulën paraprakisht në një tryezë të përbashkët për të arritur pajtueshmëri për çështje të interesit të përgjithshëm të vendit.
Kurse, me pjesën e dytë të slloganit, “Drejt finales.”, siç duket Haliti paralajmëron fazën finale të përmylljes së shtetësisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti në Irlandë takohet me përfaqësuesit e Komitetit për Çështje të BE-së, kërkon avancimin e rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit

Spitali i Prizrenit nis trajtimin e infarktit akut të miokardit me intervenime koronare direkte, 16 pacientë të trajtuar me sukses

Gërvalla pas dekretimit të Ligjit për Byronë Shtetërore: Askush nuk është mbi ligjin

