- Reklama -

Çfarë ka në të vërtetë brenda një cigareje?

Siç me siguri shumë prej nesh e dimë, cigarja është një shufër letre e rrotulluar rreth një gjetheje duhani të copëzuar. Cigarja është e dizanjuar në mënyrë të atillë që të konsumohet duke e ndezur duhanin nga një burim zjarri për ta thithur më pas tymin përmes një filtri.

Në dukje një gjest i thjeshtë dhe i padëmshëm, ndezja e një cigareje është në fakt, gjeneruesi i mijëra kimikateve të dëmshme.

- Reklama -

Më shumë se 6 mijë kimikate gjenden në tymin e cigares. Në fazën e gurtë, cigarja ka grimca të tilla të gurta si fenolet, naftalina dhe nikotina. Nikotina, edhe pse mund të krijojë varësi, në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen.

Në fazën e gaztë të cigares, gjenden përbërës si monoksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe cianidi i hidrogjenit.

Kurse avujt e lëngshëm, përfshijnë formaldehid, metan, benzen, amoniak dhe açeton. Këto janë vetëm pak nga 6 mijë kimikatet që çlirohen me tymin e cigares.

Shumica e këtyre kimikateve vijnë nga djegia e duhanit në temperaturën 800 gradë Celcius. Për rreth 100 kimikate që gjenden brenda tymit, ka studime që tregojnë se janë shkaktarë të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen. Megjithatë, 1 miliardë njerëz nëpër botë ende janë duhanpirës.

Kështu, është krejtësisht i justifikuar angazhimi i qindra shkencëtarëve në të gjithë botën për të krijuar alternativa pa tym për të rriturit që zgjedhin të vazhdojnë. Gjetja e tyre më e fundit, një risi teknologjike në industrinë e duhanit, janë pajisjet me ngrohje.

Përmes pajisjeve me ngrohje si IQOS, e njohur edhe si HNB (Heat not Burn- Ngrohje, jo Djegie) shkencëtarët kanë mundur të ofrojnë një alternativë e cila duke mos djegur, redukton dëmin deri në 95%.

IQOS është madje edhe një produkt i autorizuar nga FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) si një produkt me risk të modifikuar.

Duke e ngrohur fijen e duhanit, pajisjet me ngrohje shmangin mijëra kimikate të dëmshme apo potencialisht të dëmshme, që çlirohen përmes djegies.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Përhapja e gripit, rsv dhe norovirusi po rritet

Sezoni i dimrit këtë vit ka sjellë një valë...

Lista e Çmimeve të Barnave, MSh përjashton mundësinë për shtyrjen e afatit të zbatimit të saj

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) në fillim të...

Pas cilës moshë duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë lëkurës, flet dermatologia Krasniqi

Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të...

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort