Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, posaçërisht në këto ditë vjeshte.
Për të mësuar më shumë mbi vlerat e gështenjave dhe se çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni gështenja, lexoni më poshtë vlerat e listuara.
Një grusht gështenjash në ditë sjell shumë vlera për shëndetin, pasi ato janë të pasura me vitamina e minerale.
Si e ndihmojnë ushqimet e fermentuara shëndetin mendor
Gështenjat janë burim i pasur i vitaminës C, kalciumit dhe fosforit. Ato janë ideale kur ndiheni të lodhur dhe të plogësht.
Gështenjat kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë. Gjithashtu edhe më shumë niseshte, që i bëjnë të tretshme.
Konsumimi i gështenjave është fantastik për personat që ndihen të lodhur dhe pa vullnet. Po ashtu gështenjat duhet të konsumohen nga ata që dëshirojnë ta forcojnë muskulaturën, nga, personat anemik si edhe nga sportistët.
Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.
Vlera ushqyese e gështenjës
Në 100 gramë gështenja do të gjeni 67 mg vitaminë B, 27 mg kalcium, 2,38 mg hekur, 175 mg fosfor, 6.4 mg proteina dhe 374 mg kalori.
Gështenjat e pjekura janë popullore sidomos në periudhën vjeshtë -dimër. Në shumicën e rasteve konsumohen të ziera, për edhe të gatuara, si dhe mund t’i shtoni në supa të ndryshme./AgroWeb.org