- Reklama -

Çfarë është “DeepSeek”, aplikacioni kinez AI që po trondit botën e teknologjisë

Një model i inteligjencës artificiale (AI) i prodhuar në Kinë i quajtur “DeepSeek” ka arritur në krye të shkarkimeve të “Apple Store”, duke mahnitur investitorët dhe duke”fundosur” disa kompani të mëdha të teknologjisë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ai u publikua më 20 janar, duke lënë marrë vëmendjen e industrisë së teknologjisë në gjithë botën.

- Reklama -

Çfarë është DeepSeek?
Në mënyrën më të thjeshtë, “DeepSeek” është një “chatbot” me Intelegjencë Artificiale, si ChatGPT.

Ky është aplikacioni falas që shkarkohet në Apple Store, ku “DeepSeek” thotë se është krijuar “për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për të përmirësuar jetën tuaj në mënyrë efikase”.

Por modeli i inteligjencës artificiale që e fuqizon atë – i quajtur R1 – ka rreth 670 miliardë parametra, duke e bërë atë modelin më të madh të gjuhës me burim të hapur deri më tani.

Ashtu si shumë modele të tjera kineze të AI , DeepSeek është trajnuar për t’iu shmangur pyetjeve të ndjeshme politike.

Ata që qëndrojnë pas tij pretendojnë se krijimi i tij kushtoi 6 milionë dollarë, një buxhet i vogël në krahasim me miliardat e shpenzuara nga kompanitë e Intelegjencës Artificiale në ShBA.

Kush qëndron pas DeepSeek?

DeepSeek u themelua në dhjetor 2023 nga Liang Wenfeng dhe lëshoi ​​modelin e tij të parë të gjuhës së madhe të Intelegjencës Artificiale për këtë vit që ndodhemi.

Nuk dihet shumë për Liang, i cili u diplomua në Universitetin Zhejiang me diploma në inxhinierinë e informacionit elektronik dhe shkenca kompjuterike, por ai tani e gjen veten në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Ai u pa së fundmi në një takim të organizuar nga kryeministri i Kinës Li Qiang, duke reflektuar rëndësinë në rritje të “DeepSeek” në industrinë e Intelegjencës Artificiale.

/BBC/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të...

Bill Gates: Vetëm tri profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates ka thënë se vetëm tri profesione janë...

Pse Binance ka të drejtë të refuzojë listimin e rrjetit Pi?

Bota e kriptomonedhës është plot me zhurmë, spekulime dhe...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

​NASA: Zbulimi i ri emocionues mbi Hënën do të dalë së shpejti

NASA do të lëshojë “një zbulim të ri emocionues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort