• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, January 31, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Çfarë do të ndodhë me votat e Kurtit nëse qytetarët votojnë numrin një?

tvprizreni by tvprizreni
February 4, 2021
in LAJME, VENDI
0
Çfarë do të ndodhë me votat e Kurtit nëse qytetarët votojnë numrin një?
0
SHARES
231
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paqartësi të shumta janë krijuar rreth kandidimit të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për postin e kryeministrit, kjo pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në broshurën e publikuar me listën e kandidatëve, ka fshirë numrat e kandidatëve të cilëve u është mohuar kandidimi.E për këtë, qytetarë të shumtë kanë shprehur shqetësimet e tyre se çfarë do të ndodhë me votën e tyre nëse votojnë kandidatët të cilët nuk janë të certifikuar nga KQZ, përfshirë këtu edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.Lidhur me këtë temë, për Telegrafin ka folur përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.

Kurteshi fajësoi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak se në opinion janë krijuar këto paqartësi.“Fleta e votimit i ka në njërën anë subjektet politike dhe në anën tjetër numrat e kandidatëve. Secili votues ka të drejtë të votojë një subjekt politik dhe pesë numra sipas përzgjedhjes së tij. Po të ishte ndryshe do të hiqnim numrat, kjo është një ‘spin’ që po e përhapin LDK dhe partitë tjera për të habitur njerëzit.

Secili votues ka të drejtë të votojë secilin kandidatë nga numri 1 e tutje, ose ka të drejtë të mos votojë asnjë kandidatë edhe vlen vetëm vota për subjektin polik. Në këtë vend po përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë. Është absurditet që po përhapet nga PDK dhe LDK, pra nuk mund të shpallet vota e pavlefshme.

Ajo vetëm zyrtarisht nuk numërohet, pra vota për një kandidatë që nuk është i certifikuar, por vota nuk shpallet e pavlefshme”, sqaroi ai.Si përfundim, Kurteshi theksoi se të gjitha votat do të numërohen, por që vetëm KQZ nuk do të përfshijë në statistikat e veta votat për kandidatët që nuk janë certifikuar.

“KQZ në statistika të veta nuk e përfshin, asgjë më shumë, por të gjitha votat o të numërohen. PDK dhe LDK ia kanë arritur të krijojnë habi rreth kësaj”, shtoi më tej ai.Theksojmë që KQZ nuk ka certifikuar tre kandidatë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi që sipas listave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë pasur dënime në tri vitet e fundit.

Ndërkohë, nga LVV kanë pohuar se lista e tyre është e plotë me 110 kandidatë dhe se bartës i listës është Albin Kurti.Subjektet politike kanë filluar fushatën zgjedhore ditën e mërkurë (3 shkurt), ndërkaq kohë për të bërë fushatë zgjedhore kanë 10 ditë.Ndryshe, në këto zgjedhje janë 143.006 votues më pak sesa në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 dhe kjo ka ndodhur pasi që është bërë pastrimi i listave nga personat e vdekur dhe nga ata me dokumente të UNMIK-ut.

Në listë janë mbi 102 mijë votues nga diaspora, që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.Qytetarët qeë kanë arritur teë regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kaneë plotësuar kriteret ligjore, do teë mund teë votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Download WordPress Themes
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
free download udemy paid course
download xiomi firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
Previous Post

Qeveria në detyrë merr vendim për ndarjen e miliona eurove, Hoti jep detaje

Next Post

Shtatë muaj burg për prizrenasin i cili ushtroi dhunë ndaj gruas

Next Post
Vrasja e 15 vjeçarit, një muaj paraburgim për dy të miturit në Prizren

Shtatë muaj burg për prizrenasin i cili ushtroi dhunë ndaj gruas

Të Fundit

Dalin pasuritë e fshehura të politikanëve të korruptuar, a ka kosovarë në listë?

Transparency International: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, por s’e ka nën kontroll

January 31, 2023
Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë: 16 Ditë Bashkohuni

Ambasada e SHBA-së sot mban diskutim për Asociacionin

January 31, 2023
Kryetarët e të gjitha qyteteve të trojeve shqiptare, do të ftohen në 144 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Moti sot i ndryshueshëm pritet edhe reshje të dobëta bore

January 31, 2023
Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës

Qeveria kroate: Deklaratat e presidentit Millanoviq për Kosovën nuk janë qëndrim politik i Kroacisë

January 30, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Dalin pasuritë e fshehura të politikanëve të korruptuar, a ka kosovarë në listë?

Transparency International: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, por s’e ka nën kontroll

January 31, 2023
Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë: 16 Ditë Bashkohuni

Ambasada e SHBA-së sot mban diskutim për Asociacionin

January 31, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.