LAJME

Çështja e Presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen sërish në Kuvend

Çështja e Presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen sërish në Kuvend
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2026, 10:30

Çështja e presidentit i ka bërë edhe sot bashkë, kryetarin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se Kurti e Abdixhiku janë aktualisht në një takim në Kuvendin e Kosovës që ka nisur në ora 12:00.

Ky takim vjen pas atij të së shtunës mbrëma, kur Kurti, kryeministër në detyrë, dhe Abdixhiku, u takuan në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që do t’i jepte fund krizës pothuajse dyvjeçare institucionale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika