LAJME

Çështja e presidentit, Konjufca: Deri tani një emër nga radhët e familjes Jashari, konsensus automatik në shoqëri

Çështja e presidentit, Konjufca: Deri tani një emër nga radhët e familjes Jashari, konsensus automatik në shoqëri
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2026, 12:07

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar sërish për çështjen e presidentit të Kosovës.

Ai pas përfundimit të konferencës për media që pati me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali sërish është pyetur nga gazetarët për çështjen e presidentit.

“Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes të nderuar Jashari”, ka thënë ai.

I pyetur po ashtu nëse ka interesim nga familja Jashari për postin e presidentit, Konjufca tha se nuk mund të flasë.

“Nuk mund të flas për këtë gjë, do të shkoni atje dhe ta merrni përgjigjen… ”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika