Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se për çështjen e postit të presidentit të ri të Kosovës, do të merret vesh gjatë ditëve në vazhdim.
“Besoj që do të marrë udhë edhe kjo çështje. Sapo kanë ndodhur ndryshimet për shkak të aktakuzave nga Specialja. Besoj për disa ditë fillojmë bisedat me të gjithë spektrin politik, për të parë se si mund ta tejkalojmë këtë situatë.
Rruga kushtetuese është e gjatë. Do të insistoj që të përcillen të gjithë hapat kushtetues që të gjejmë zgjidhjen, që është më e mira për vendin”, u shpreh Hoti.