- Reklama -

Çështja e personave të pagjetur të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare

Në propozimin për marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mungojnë temat që kanë të bëjnë me zbardhjen e fatit të personave të pa pagjetur dhe trajtimi i pasojave i trashëgimisë së luftës. Ky qëndrim i organizatave për të drejtat e njeriut u dha në një debat të organizuar ne Beograd për çështjen e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Aty po ashtu u tha se për dy shoqëri me marrëdhënie të ngarkuara nga tensionet dhe problemet e hapura, është thelbësore që çështja e personave të pagjetur të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Reklama -

“E di që është tema ma sensitive, çështja e terminologjisë sidomos çështja e termit “të zhdukurit me dhunë”, mirëpo është e rëndësishme qe palët ta tejkalojnë këtë problem sepse shumë më e rëndësishme është që familjarët e personave te zhdukur te din mbi fatin e me të dashurve të tyre dhe të gjenden mbetjet mortore të personave të zhdukur dhe të dorëzohen familjeve te tyre, kjo është shumë me rëndësi dhe palët duhet me trajtu këtë çështje më shumë si çështje humanitare”, ka thënë Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Jelena Krstiq nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi thotë se nga ajo që ka dalë deri tani në publik si pjesë e propozimit franko-gjerman , mungon tema e ballafaqimit me të kaluarën.

Sipas saj në diskutimet politike midis dy palëve mungojnë çështje urgjente se: ndjekja e përgjegjëseve për krime lufte , hapja e arkivave, identifikimi i varrezave masive dhe individuale si dhe shënimi i vendeve të vuajtjes.

“Në vitet dhe dekadat e kaluara është humbur rasti për të diskutuar çështjet kyçe ndërmjet Serbisë dhe Kosovës lidhur me shkaqet e konfliktit, ngjarjet dhe pasojat e luftës, por edhe në vitet e mëparshme kur Kosova ishte subjekt i represionit policor dhe politik”, ka thënë Krstiq.

Gjatë këtij debati u tha se nuk duhet humbur shansi për një marrëveshje e cila do të nënkuptonte, mundësinë për një diskutim të hapur për të kaluarën, për çka nevojitet vullnet dhe vendosmëri politike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort