Në propozimin për marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mungojnë temat që kanë të bëjnë me zbardhjen e fatit të personave të pa pagjetur dhe trajtimi i pasojave i trashëgimisë së luftës. Ky qëndrim i organizatave për të drejtat e njeriut u dha në një debat të organizuar ne Beograd për çështjen e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë.
Aty po ashtu u tha se për dy shoqëri me marrëdhënie të ngarkuara nga tensionet dhe problemet e hapura, është thelbësore që çështja e personave të pagjetur të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“E di që është tema ma sensitive, çështja e terminologjisë sidomos çështja e termit “të zhdukurit me dhunë”, mirëpo është e rëndësishme qe palët ta tejkalojnë këtë problem sepse shumë më e rëndësishme është që familjarët e personave te zhdukur te din mbi fatin e me të dashurve të tyre dhe të gjenden mbetjet mortore të personave të zhdukur dhe të dorëzohen familjeve te tyre, kjo është shumë me rëndësi dhe palët duhet me trajtu këtë çështje më shumë si çështje humanitare”, ka thënë Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.





