LAJME

Çështja e gazit amerikan, Rizvanolli del me sqarime

Çështja e gazit amerikan, Rizvanolli del me sqarime
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2026, 07:33

Ministrja e Ekonomisë në Detyrë, Artane Rizavanolli përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook ka folur lidhur me çështjen e gazit amerikan.

Rizavnolli thotë fillimisht se nuk qëndron fakti që Qeveria e Kosovës është kundër gazit të lëngëzuar nga SHBA-të.

Më tutje ajo thotë se Kosova është më fat që ka rezerva të qymyrit e kjo ka mundësuar që të mos krijohet varësi nga gazi por edhe që çmimi të jetë më i ulëti në rajon.

Rizvanolli thotë se vendet e rajonit paguajnë energjië elekrike më shtrejtë se në Kosovë. Ajo thotë se që synon që Kosova të ketë çmimi më të ulët të energjisë elektrike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika