Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve. Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave.
Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse apo 19.44 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë shtatë ulëse me 6.74 për qind.
Kushtetuta parasheh që pas certifikimit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh. Aty duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, e më pas mund të vazhdohet me procedura për formim të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit. E politikanë dhe njohës të çështjeve ligjore kanë dhënë interpretime të ndryshme se si duhet të vazhdohet – fillimisht me presidentin apo me Qeverinë.
Seanca konstituive duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, afati nis të rrjedhë prej nesër (9 korrik) dhe përfundon më 7 gusht. Nëse seanca nuk ftohet Kuvendi mblidhet vetë në ditën e fundit.
Haxhiu si kryeparlamentare e legjislaturës së shkuar duhet të thërrasë mbledhjen përgatitore me kryetarët e 15 subjekteve politike që kanë fituar ulëse. Aty përgatitet rendi i ditës.
Seanca konstituive drejtohet nga deputeti më i moshuar, i ndihmuar nga më i riu.
Në seancën konstituive, kryeparlamentari propozohet nga VV-ja si subjekti më i madh. Nëse i merr 61 vota, kryetari zgjidhet. Pas tij duhet të zgjidhen pesë nënkryetarët. Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë zgjedhurk kryetari dhe të pesë nënkryetarët.
Në mbledhjen e KQZ-së, rezultatet u certifikuan me votë unanime. Nga lista e deputetëve, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj të AAK-së hoqën dorë nga ulëset. Ata do të zëvendësohen nga Bekë Berisha e Burim Ramadani./KOHA
LVV
1. Albin Kurti
2. Glauk Konjufca
3. Albulena Haxhiu
4. Hekuran Murati
5. Donika Gërvalla-Schwarz
6. Xhelal Sveçla
7. Avni Dehari
8. Ejup Maqedonci
9. Hajrulla Çeku
10. Mimoza Kusari Lila
11. Shqipe Mehmeti Selimi
12. Andin Hoti
13. Ilir Kërçeli
14. Arben Vitia
15. Saranda Bogujevci
16. Osman Musliu
17. Nezir Kraki
18. Alban Bajrami
19. Arton Konushevci
20. Edona Llalloshi
21. Mefail Bajqinovci
22. Ardian Gola
23. Armend Baloku
24. Armend Muja
25. Arbëreshë Kryeziu Hyseni
26. Arbër Rexhaj
27. Rufki Suma
28. Blerim Gashi
29. Fitore Pacolli Dalipi
30. Artane Rizvanolli Berisha
31. Adriana Matoshi
32. Agim Bahtiri
33. Arjeta Fejza
34. Taulant Kelmendi
35. Arbërie Nagavci
36. Krenare Çerkini
37. Dimal Basha
38. Liza Gashi
39. Labinotë Demi Murtezi
40. Artan Abrashi
41. Adnan Rrustemi
42. Adelina Grainca
43. Valon Ramadani
44. Salih Zyba
45. Enver Haliti
46. Fatmire Kollçaku
47. Valon Hoti
48. Valon Peci
49. Drita Pajaziti
50. Sylejman Meholli
51. Jeton Raka
52. Vigan Qorrolli
53. Fjolla Ujkani
PDK
1. Bedri Hamza
2. Përparim Gruda
3. Arian Tahiri
4. Uran Ismaili
5. Vlora Çitaku
6. Sala Jashari
7. Ganimete Musliu
8. Enver Hoxhaj
9. Arben Mustafa
10. Rrahman Rama
11. Mërgim Lushtaku
12. Elmi Reçica
13. Besa Kabashi Ramaj
14. Jakup Nura
15. Eman Rrahmani
16. Altin Krasniqi
17. Artan Behrami
18. Fadil Demaku
19. Blerta Deliu Kodra
20. Rrustem Mustafa
21. Eliza Hoxha
22. Ariana Musliu Shoshi
LDK
1. Vjosa Osmani
2. Lumir Abdixhiku
3. Doarsa Kica Xhelili
4. Hykmete Bajrami
5. Avdullah Hoti
6. Ukë Rugova
7. Kujtim Shala
8. Anton Quni
9. Lutfi Haziri
10. Armend Zemaj
11. Besian Mustafa
12. Janina Ymeri
13. Ermal Sadiku
14. Jehona Lushaku Sadriu
15. Arben Gashi
16. Albena Reshitaj
17. Fadil Hadergjonaj
18. Paris Guri
AAK
1. Bekë Berisha
2. Ramush Haradinaj
3. Burim Ramadani
4. Besnik Tahiri
5. Time Kadrijaj
6. Albana Bytyqi
7. Teuta Haxhiu