Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri ka certifikuar tre kandidatë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje për të marr pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 25 prill.
Iliaz Shehu është caktuar për Qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani për Qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.
“Tre kandidatët u mbështetën prej mijëra qytetarëve nga të tre qarqet. Ata ndërthurin parimet e vlerat kolektive të aktivistëve të Lëvizjes, idealin shoqëror e kombëtar dhe përpjekjen për zhvillim e drejtësi, me përgatitjen intelektuale e profesionale, dhe gatishmërinë për angazhim në dobi të vendit. U urojmë suksese Boikenit, Kreshnikut dhe Iliazit, dhe gjithë aktivistëve e simpatizuesve të Lëvizjes, në Shqipëri e kudo”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje- Qendra në Shqipëri.
Tre kandidatët që i mbështet Lëvizja u çertifikuan nga KQZ.
Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës
Kreshnik Merxhani për…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE – Qendra në Shqipëri on E martë, 16 Mars 2021