Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të pare prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë. /Telegrafi/
