LAJME

Certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohet më në kufij

Certifikata e vaksinimit nuk do të kërkohet më në kufij
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Prill 2022, 16:34

Sot janë mbledhur Komiteti dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Temë diskutimi ishte rishikimi i masave antiCOVID.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Qeverisë i është propozuar që në kuadër të rishikimit të masave, të hiqet si masë e të kërkuarit certifikatës në hyrjet kufitare në Kosovë.

Por, e njëjta masë mbetet brenda, për hyrje në qendra tregtare dhe veprimtari të gastronomisë.

Ky vendim pritet që nga Qeveria të miratohet gjatë vikendit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika