LAJME

Çeku: Xhudo do të shtrihet në të gjitha shkollat e Kosovës

Çeku: Xhudo do të shtrihet në të gjitha shkollat e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2023, 15:53

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka thënë se deri në vitin 2027, programi për xhudo do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.

Sipas tij, me programe si ky, hapen dyert për njerëzit që e duan sportin dhe mbështetet vazhdimësia e sukseseve botërore në xhudo.

“Nxënësit e shkollës model ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë sot u njoftuan me sportin e xhudos. Përmes këtyre aktiviteteve kemi për synim ta rrisim aktivitetin fizik tek fëmijët për të kultivuar një stil jetese të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, identifikojmë dhe promovojmë xhudistët e rinj të talentuar”.

“Kjo është faza e parë e nën-programit ‘Xhudo në shkolla’ që është një nga komponentët kryesor të programit shtetëror ‘Kosova shtet i xhudos’. Deri tek faza e gjashtë në vitin 2027, nën-programi do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës. Me programe si ky, hapim dyert për njerëzit që e duan sportin dhe mbështesim vazhdimësinë e sukseseve botërore në xhudo”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika