LAJME

Çeku për kualifikimin e BNE: Djemtë edhe zyrtarisht legjenda të CS:GO

Çeku për kualifikimin e BNE: Djemtë edhe zyrtarisht legjenda të CS:GO
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2022, 19:39

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles nuk po ndalet me suksese historike.

Ata kanë arritur që të kualifikohen në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë, PGL Antwerp Major 2022.

Ata triumfuan 2:1 në map-a ndaj ekipit brazilian, MIBR.

Pas këtij suksesi, ka reaguar edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Djemtë e Bad News Eagles edhe zyrtarisht LEGJENDA të CS:GO. Me fitoren e sotme, BNE kalojnë në Legends Stage në PGL Major. Faleminderit për emocionin që na dhuruat. Suksese më tutje”, shkroi ai në faqen e tij në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika