LAJME

Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore

Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Nëntor 2024, 21:45

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, teksa ka njoftuar për punimet e përfunduara në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren dhe punimet tjera që po vazhdojnë në Kamenicë e Leshtar, ka theksuar se për tri vite e gjysmë qeverisje, kanë restauruar monumente e asete më shumë se në dekadën 2010-2020.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se në qeverisjen e tyre kanë katërfishuar buxhetin për trashëgiminë kulturore.

“Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, në dy asete të Kamenicës ka nisur restaurimi. Po punohet në Xhaminë e Meshinës dhe shtëpinë e Jusuf Ademit në Leshtar. Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore. Për vetëm tri vjet e gjysmë kemi restauruar monumente e asete më shumë se në dekadën 2010-2020.”, ka shkruar Çeku./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika