Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm 8 incidente kanë ndodhur në Kishat Ortodokse serbe në Kosovë gjatë vitit 2020 dhe nga to asnjë me motive fetare.
Çeku: Më së paku incidente ka pasur në kisha ortodokse, asnjë për motive fetare

Përmes një postimi në Twitter, Ministri Çeku ka shkruar se nga 57 incidente në vende fetare, 45 kanë ndodhur në ato islame.
“Të dhënat e Policisë së Kosovës: nga 57 incidente në vendet religjioze gjatë vitit 2020, vetëm 8 kanë ndodhur në kishat ortodokse dhe 45 në vendndodhjet islame. Shumica e këtyre incidenteve ishin raste të vjedhjes, derisa asnjë nga këto 57 incidente nuk janë klasifikuar si të motivuara fetarisht”, ka shkruar Çeku.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

