Minstri i Punëve të Jashtme britanike, David Cameron, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën.
Këtë e ka pohuar Cameron, pas takimeve që ai pati me liderët kosovarë, në kuadër të qëndrimit të tij për vizitë në Kosovë.
”Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj. Faleminderit, ministre e Jashtme @Gervallaschwarz, presidente @VjosaOsmaniPRKS dhe kryeministri @Albinkurti që më takuan për të diskutuar se si mund të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.





