Home LAJME Caktohet masë paraburgimi prej një muaji ndaj burrit që dyshohet se rrahu për vdekje gruan e tij në Graçanicë

Caktohet masë paraburgimi prej një muaji ndaj burrit që dyshohet se rrahu për vdekje gruan e tij në Graçanicë

0
Caktohet masë paraburgimi prej një muaji ndaj burrit që dyshohet se rrahu për vdekje gruan e tij në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka vendosur një muaj paraburgim ndaj burrit D.ZH. që dyshohet se e vrau gruan në Graçanicë

Gruaja me inicialet D.ZH. vdiq të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dy ditë pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë për shkak të rrahjes nga burri i saj.

“Me datë 31.07.2024 rreth orës 21:15min, në fshatin Gushtericë e Poshtme, Komuna e Graçanicës, përkatësisht në shtëpinë e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes bashkëshorten e tij, përkatësisht tani të ndjerën M.ZH, në atë mënyrë që meqenëse i pandehuri D.ZH, pasi kishte përfunduar punën ishte ndaluar në një kafene në fshatin Prelluzhë duke konsumuar alkool, me t’u kthyer në shtëpi, e kishte kapur tani të ndjerën për koke duke e përplasur në shkallët e betonit dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si dhe humbje të vetëdijes. E njëjta dërgohet në QKUK dhe hospitalizohet deri me datë 02.08.2024, ku rreth orës 03:40 të mengjesit, ndërron jetë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here