Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një rruge në Komunën e Çairit me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Aty e pranishme ka qenë edhe vajza e Rugovës, ish-deputetja Teuta Rugova. Osmani ka shkruar se kjo rrugë do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë të Rugovës.





