Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se Dita e Pavarësisë së Kosovës duhet të jetë festë zyrtare në Shqipëri. Ai ka thënë në edicionin special të KTV-së për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, se 17 shkurti 2008 ka qenë ndër të arriturat më të mëdha të shqiptarëve në këtë shekull.
“Mendoj se Shqipëria do të duhej ta shpallte festë zyrtare 17 shkurtin. Janë krijuar realitete që shpallja e pavarësisë rrumbullakon konceptin e kërkesës së rilindësve për bashkimin e katër vilajeteve në një. Është ndër festat më të rëndësishme që i kthen shqiptarët si faktorë rajonalë me konceptin e shtetësive”, ka thënë ai.





