Akademik Jusuf Buxhovi, i ftuar në emisionin “Aktuale” në TV Prizreni, u pyet edhe rreth ndryshimeve të fundit në kryesinë e LDK-së.
Ai theksoi se LDK gjatë jetës së saj politike ka pasur gabime të dukshme duke përfshirë kryesishtë koalicionet e ndryshme të cilat sipas Buxhovit i kanë ndihmuar skenës së kriminalizimit politik në Kosovë.
“LDK-ja në jetën e saj politike veqmas pas vdekjes së Presidentit Rugova ka pasur gabime bukur të dukshme dhe ndër gabimet e saj më të mëdha ka qenë sepse ajo ka hyrë në koalicione të ndryshme dhe pjesët e saj janë shndëruar në feude të cilat i kanë ndihmuar skenës së kriminalizimit politik në Kosovë”, tha Buxhovi në TV Prizreni.
Gjithashtu akademik Buxhovi tha se LDK duhet ti ndihmojë këtij ndryshimi në Kosovë dhe si parti i kthehet origjinës së vet.
“Prandaj LDK duhet ti ndihmojë këtij ndryshimi, duhet të bëjë qmos si parti ti kthehet origjinës së vet sepse është parti historike dhe me këtë ta marrin përgjegjësinë që ndryshimi të jetë i gjithanshem dhe kjo mund të bëhet vetëm me një reformë të thellë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mbetet me u pa prej këtyre ndryshimeve që filluan tash se a janë ndryshime kozmetike që kanë qenë pjesë e plikove të ndryshme të konjukturave qe kanë dashur ta nxjerrin një kryetarë qe do të jetë pjesë e tyre, pjesë e lojërave të tyre, apo ndryshimi që ka ndodhë do të jete fillimi i një ndryshimi që LDK-ja të kthehet ku ka qenë”, tha tutje Buxhovi për TV Prizrenin./tvprizreni.net/