Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar gjatë seancës plenare për shqyrtimin e Projektbuxhetit 2026 se ky buxhet është i përkohshëm dhe emergjent.
Buxheti 2026, ministri Murati: Është i përkohshëm dhe emergjent

Ai ka theksuar se gjatë ditës së djeshme në komision janë shqyrtuar të gjitha amendamentet dhe ka rikujtuar rëndësinë e urgjencës së miratimit.
“Gjatë ditës së djeshme në komision kemi shqyrtuar të gjitha amendamentet dhe ajo që mund të them është ta rikonfirmoj atë që e tha edhe deputeti Besnik Tahiri, sapo e tha dhe e kërkoi të konfirmohet. Siç e kemi thënë edhe në fillim, ky është një buxhet i përkohshëm, emergjent, dhe për këtë arsye ne si Qeveri nuk ua kemi dhënë hapësirën as ministrive që i kanë marrë dikasteret e tyre përsipër që të bëjnë ndryshime, duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë për të bërë ndryshimet e nevojshme dhe në mënyrë cilësore, në mënyrë që ato pastaj të mos reflektojnë me probleme gjatë rrugës”, ka thënë Murati.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Takimi me Osmanin, Abdixhiku: Shumë shpejt do të vijmë me lajme shumë të mira!

Prizreni pret delegacionin nga Elbasani, theksohet rëndësia e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale

Regjistrohen 8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK u bën thirrje prindërve të vaksinojnë fëmijët

