- Reklama -

Bursat elitare të Ministrisë së Arsimit – Pas studentëve të Prishtinës, ankohen edhe të Prizrenit

6 studentë të nivelit Master të Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren po ankohen se nuk dolën përfitues të bursës elitare të Ministrisë së Arsimit edhe pse pretendojnë se i plotësojnë kriteret.

Fatlum Berisha, Leutrim Braha, Imran Sejfullahu, Shkelzen Selmanaj, Endrit Berisha dhe Edon Mazreku janë studentët ankues dhe studiojnë Qeverisje Demokratike dhe Sundim i Ligjit.

- Reklama -

Sipas tyre, ata janë përfitues të bursës elitare të vitit akademik 2025/2026 pasi i kanë përfunduar me kohë të gjitha provimet, kanë notën mesatare prej 9.0 e tutje, kanë aplikuar me kohë për bursën, por vetëm nuk e kanë të përfunduar temën e diplomës. Të gjitha këto i kanë dëshmuar për KALLXO.com.

Në një sqarim të Ministrisë së Arsimit të dhënë për Fakultetin Juridik në Prizren, të datës 20.11.2025, për pesë prej studentëve ankues, duke mos përfshirë Leutrim Brahën, është thënë se sipas pasqyrës së notave iu mungojnë 10 kredi, e duhet t’i kenë 60 kredi.

Sipas dokumenteve të studentëve, ata i kanë 50 kredi për 10 provimet e përfunduara. Tema e diplomës iu kushton atyre 10 kredi, por konkursi për bursat elitare i datës 03.10.2025 nuk përcakton numrin e kredive, por kërkon që t’i kenë të përfunduara të gjitha provimet e vitit akademik me kohë, si dhe të kenë të përfunduar vitin e parë.

Ministrisë i ka replikuar Muharem Faiku, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti”, më 21.11.2025, duke thënë se në udhëzimin administrativ Nr.20/2023 në të cilin bazohet edhe skema e bursës elitare nuk përcaktohet askund kriteri i kredive dhe që tema e diplomës nuk hyn në kuadër të provimeve.

Dekani Faiku i ka thënë KALLXO.com se studentët nuk kanë mundësi ta përfundojnë temën e diplomës brenda vitit akademik, pasi zgjatë disa muaj.

“Diplomimi zgjatë tash më shumë sepse janë të parapara ato, publikimi i temës diplomës, e ka një procedurë që zgjatë, që mund të shkojë disa muaj të zgjatë” – tha Faiku përmes telefonit, më 08.12.2025.

Ai ka treguar se për herë të parë e kanë drejtimin e Juridikut në nivelin Master në Universitet.

“Ne mendojmë që duhet me pranu kjo Ministria, sepse brenda afatit këta d.m.th në afatin e rregullt kanë bërë përfundimin, jo përfundimin e studimit, po i kanë dhënë provimet brenda afatit të kërkuar me ligj.” – ka thënë ai, kur u pyet nëse Ministria e Arsimit duhet t’ua ndaj bursat studentëve.

Fatlum Berisha dhe Edon Mazreku kanë treguar se janë ankuar individualisht më 19.11.2025 në Ministri të Arsimit.

Pastaj, menaxhmenti i Fakultetit Juridik, më 19.11.2025, ia ka përcjellë Arbërie Nagavcit, ministres në detyrë të Arsimit, një ankesë grupore të studentëve, ku nuk shkruan edhe emri i Leutrim Brahës. Por, Braha ishte ankuar individualisht më 25.11.2025.

“Konsiderojmë që na është bërë e padrejtë nga ana e komisionit përzgjedhës me rastin e përjashtimit tonë nga lista e studentëve përfitues të bursave sipas thirrjes, prandaj kërkojmë nga ju që të na aprovoni këtë ankesë, dhe të obligoni MASHTI-n që të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për aprovimin e aplikacionit tonë dhe përfshirje në listën përfundimtare të studentëve të cilët janë përfitues të bursës elitare sipas konkursit.” – thuhet në ankesën grupore të studentëve.

Vlerësimi i Ministrisë së Arsimit për bursat elitare u bë lajm edhe një javë më parë kur KALLXO.com raportoi për 22 studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës që dëshmuan se i plotësojnë po ashtu kriteret, por nuk janë fitues të bursës.

E Ministria e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KALLXO.com se pse vlerësuan që këta studentë të Prizrenit e Prishtinës të mos jenë përfitues të bursës.

KALLXO.com e ka telefonuar disa herë ministren Nagavci dhe i ka shkruar mesazh, më 09.12.2025, për ta pyetur për ankesat e studentëve për bursa elitare, por nuk e ka hapur telefonin dhe as s’ka kthyer përgjigje.

22 studentët e Mjekësisë po ashtu kanë problemin me kredi, pasi nuk i figurojnë kreditë e një lënde për të cilën ende nuk janë vlerësuar, pasi është lëndë trisemestriale.

Konkursi për bursat ka qenë i hapur nga data 03.10.2025 deri më 18.10.2025, në ora 16:00./KALLXO.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort