LAJME

Burri rrah gruan e tij në Prizren, e bënë për spital

Burri rrah gruan e tij në Prizren, e bënë për spital
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2022, 10:07

Policia ka bërë të ditur se gjithsej 4 raste të dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prizren, Istog, Gjakovë dhe Malishevë.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se më së shumti kanë pësuar gratë nga dhuna, ndërsa, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Rastet sipas raportit të Policisë në Prizren dhe Malishevë:

Prizren 11.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Malishevë 11.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin janë në proces të shkurorëzimit ka shkuar tek shtëpia e saj dhe pas një fjalosjeje mes vete e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika