LAJME

Burri nga Suhareka shantazhohet në rrjete sociale

Burri nga Suhareka shantazhohet në rrjete sociale
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2021, 08:13

Një burrë nga Suhareka ka raportuar në polici se është shantazhuar përmes rrjeteve sociale, nga persona të panjohur.Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Suharekë, 26.09.2021 – 19:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se përmes një aplikacioni të rrjetit social është shantazhuar nga persona të pa njohur. Njësia policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika