LAJME

Burri nga Malisheva në ditën e parë të Bajramit dyshohet se e rrahu të dashurën e tij

Burri nga Malisheva në ditën e parë të Bajramit dyshohet se e rrahu të dashurën e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Mars 2025, 13:29

Një grua, shtetase e huaj ditën e Bajramit dyshohet se është rrahur nga bashkëjetuesi i saj në Malishevë.

Policia e Kosovës këtë e ka njoftuar në raportin 24-orësh.

Viktima ka deklaruar se ndaj saj u ushtrua dhunë fizike dhe psikike.

Sipas organeve të rendit, ende nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika