VENDI

Burri nga Drenica doli në rrugë të përgatis fli për gruan e tij që e ka të sëmurë

Burri nga Drenica doli në rrugë të përgatis fli për gruan e tij që e ka të sëmurë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2021, 20:01

Një burrë në moshë bashkë me një grua është parë duke përgatitur fli me saç në Skenderaj sot gjatë ditës.

Veprimi i tyre ka habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kanë vazhduar punën pa u penguar fare.

Ndërsa fotografi, Sefer Aliqkaj që i ka shkrepur fotografitë e ka zbuluar edhe arsyen.

“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”, citohet të ketë thënë plaku.

Postimi i plotë:
Përkushtim, sakrificë e dashuri në vepër
Mu në zemër të qytetit axha Sahit Prekazi, në kushte jo normale përgatiti fli.
Dhe a e dini përse dhe për kënd?
Pasi e fotografova me habiti me përgjigjen e tij.
“Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”.
Shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika