Burim Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Lidhur me këtë vendim të tij, janë njoftuar edhe presientja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Burim Ramadani dorëhiqet nga AKI-ja, Kujtim Shala emërohet në vend të tij

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z.Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale”, kanë konfirmuar nga presidenca për Telegrafin.
Më tej pas konsultimeve, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

