Dje, në orët e pasdites, një 19-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i jap substanca narkotike një të burgosuri që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur, rreth orës 14:00, kur e dyshuara A.Z., kishte shkuar për vizitë te i burgosuri I.B., 32-vjeçar dhe tentoi ta ‘furnizojë’ me narkotikë.
Por plani i dështoi, pasi siç mëson Sinjali, e reja u kap nga oficerët korrektues, të cilët ishin duke e vëzhguar sallën e vizitave, përmes kamerave të sigurisë.





