- Reklama -

Bullizonin vazhdimisht njëri-tjetrin, katër nxënës të shkollës fillore në Prizren rrihen mes vete

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Ato ndodhin për shkaqe të ndryshme, e një ndër to është edhe dukuria e shëmtuar e bullizimit e cila është tejet e shfaqur në institucionet arsimore në vend, raporton Gazeta Sinjali.

Në një rrahje janë përfshirë dje edhe disa nxënës të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Hysni Rexhepi’ në Prizren, ku si pasojë dy nga ta kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

- Reklama -

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku marrë deklaratën e njërës nga mësimdhënëset, e cila ka thënë se ka parë gjithë ngjarjen dhe menjëherë ka reaguar duke i ndarë të dyshuarit dhe duke i dërguar ata në zyrën e drejtorit të shkollës.

Katër të miturit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe sipas burimeve motivi që i shtyu ata të përfshihen në përleshje fizike lidhet me shprehjen e bullizmit ndërmjet vete.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort