Estonia ka premtuar do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE tregon synimin e qartë për vazhdimin e agjendës së reformave të BE-së.
“Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e familjes së BE-së”, thuhet ndër të tjera.
Ndryshe, krerët e shtetit të Kosovës të mërkurën nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Presidencës, ndërkaq të enjten në Pragë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ia dorëzoi aplikimin zyrtarëve të Republikës së Çekisë, shtet ky që kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së.