- Reklama -

Bujqësia prioritet këtë vit, buxheti për këtë sektor rreth 100 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në konferencën për medie, paraqiten të arriturat e vitit 2022 në këtë fushë si dhe planet për këtë vit.

Kryeministri Albin Kurti tha se viti që shkoi, është udhëhequr nga parimi që një ekonomi e qëndrueshme, do të thotë rritje e prodhimit vendor.

- Reklama -

Për këtë arsye, ai tha se ka mbështetur biznese e prodhues vendorë, për zgjërimin e kapaciteteve të tyre gjeneruese e përpunuese.

“Kjo bëhet që të rritet prodhimi vendor, punësimi dhe eksporti”, tha Kurti.

Sipas tij, ky parim është ndjekur veçanërisht në bujqësi. “Me qëllim nxitjen e prodhimit në sektorin e bujqësisë, patëm ndarë mbi 70 milionë euro për më shumë se 28 mijë fermerë”, tha kreu i Qeverisë.

Ai u shpreh se kjo përbën përkrahjen më të madhe që ndonjëherë u është dhënë bujqëve dhe fermerëve.

“Brenda vitit ekzekutuam të gjitha pagesat për kategorinë e subvencioneve, duke mos u mbetur borgj bujqëve tanë”, tha ai.

Ai rikujtoi vërshimet, ku për pasojë, u ndihmuan 1.017 fermerë nga 22 komuna, të cilët përfituan nga kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, në lartësinë deri në 82 për qind të vlerës së dëmit të shkaktuar.

“Në vitin 2020 ishin kompensuar vetëm për 30 për qind të vlerës së dëmit”, rikujtoi ai.

“Si rezultat kishim më shumë sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore, sidomos me drithëra dhe misër”.

Kryeministri Kurti theksoi gjithashtu se eksporti i produkteve bujqësore dhe ushqimore, është rritur për 44 për qind.

“Pra, më shumë prodhim , më shumë eksport, më shumë zhvillim, më shumë punësim, më shumë progres”.

E megjithëkëtë, ai tha se ashtu siç është deklaruar edhe më parë, në fund arritjet gjithëmonë do t’i krahasojë me synimet dhe potencialin e tanishëm.

“Startin për këtë vit tashmë e kemi shumë të mirë. Buxheti për bujqësi për vitin 2023, për herë të parë sot arrinë shifrën 87 milionë euro, e bashkë më fondet e jashtme, pritet ta kapë vlerën e 100 milionë eurove”.

E nga ana e tij, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se viti 2022, ishte mjaft i suksesshem dhe përkrahje për fermerin.

“Këtë vit po e fillojmë mbarë dhe aprovuam programin për subvencione direkte”, tha ministri Peci. “Është hera e parë që ky program po lansohet në filllim të vitit”.

Ministri i Bujqësisë u shpreh se do të përkrahen këtë vit në mënyrë të veçantë, disa kultura si ajo e grurit por edhe gështënja.

“Viti 2022 ishte vit tepër i suksesshëm për sektorin e bujqësisë”, u shpreh ai. “Angazhimi ynë si Qeveri, bëri që ta shndërrojmë fermerin e Kosovës në fermerin më të përkrahur në rajon, sa i përket sektorit të drithërave, pemëve dhe perimeve”.

Ministri Peci u shpreh se gjatë vitit 2022, janë afirmuar politikat bujqësore, janë aprovuar dhe hartuar strategji dhe plane të veprimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort