LAJME

Bugaqku (IKD): Qeveria të tërheqë Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, ka probleme të mëdha

Bugaqku (IKD): Qeveria të tërheqë Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë, ka probleme të mëdha
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Korrik 2022, 15:55

Vullnet Bugaqku, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës thërret qeverinë që ta tërheqë Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili u miratua në lexim të parë gjatë së enjtes.

Ai ka thënë se me përmbajtjen e tanishme, ky projektligj ka të meta të mëdha.

“Projektligji duhet të ridraftohet në tërësi, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ka probleme të mëdha, duke mos ofruar garanci të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, mandatit të byrosë, kompetencat e drejtorit, barrën e pronës…”, është shprehur Bugaqku në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

Nëse këto plotësime mund të bëhen derisa projektligji ndodhet në mes të leximeve, ai ka thënë se ka dyshime se ajo mund të realizohet.

“Komisionet aktuale në kuvend nuk besoj se i kanë kapacitetet për t’i trajtuar në detaje të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias. Duhet të krijohet grup i juristëve profesionistë dhe ta hartojnë në plotni çdo nen të ligjit”.

Sipas Bugaqkut do të merrte kohë nga 3 deri në 6 muaj që projektligji të ridraftohej.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika