Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se paga minimale duhet të jetë krahas rritjes së çmimeve.Hykolli, që është edhe përfaqësues i Këshillit Ekonomiko-Social, tha se janë duke bërë një hulumtim dhe këto ditë pritet të publikohet.
BSPK: Paga minimale nën 350 euro është jo e kënaqshme

“Këto ditë dalim edhe me hulumtimin por ajo çfarë kemi nxjerrë nga kjo është se çfarëdo të jetë nën 350 euro do të jetë jo e kënaqshme”, tha kryetari i BSPK-së.
Hykolli u shpreh se paga minimale negociohet çdo fundvit mirëpo në Kosovë nuk është bërë që nga viti 2011.
Ndryshe, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale.KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




