Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), njoftoi se greva e përgjithshme po zhvillohet, por që sipas këtij institucioni, nuk ka reflektim të Qeverisë ndaj kërkesave.
BSPK-ja shkroi në Facebook të hënën se Qeveria duhet t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e të punësuarve, derisa potencoi se Qeveria duhet ta ftojë në takim sa më parë, “për të mirën e të gjithëve”.





