- Reklama -

BSPK: Dialogu social është e vetmja mënyrë për të dalë nga greva

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka bërë të ditur të martën, se dialogu social është e vetmja mënyrë për të dalë nga greva në sektorin publik, e cila ka nisur më 25 gusht.

BSPK-ja përmes një komunikate për media, ka thënë se ky dialog duhet të bëhet ndërmjet partnerëve sociale, qeverisë dhe BSPK-së dhe jo në forma të tjera të komunikimit.

- Reklama -

“Takimet konsultative të Kryetarit të BSPK-së me të gjithë ata që e duan zgjidhjen nëpërmjet dialogut social, si edhe takimi konsultativ me presidenten është vetëm gjetja e rrugës së duhur për hapjen e dialogut të duhur social ndërmjet partnerëve socialë dhe jo diçka tjetër siç jepet a siç do të dëshironin të ishte nga ata që përhapin informacione jo të sakta.

Prandaj duam edhe njëherë t’ia përcjellim opinionit të gjerë se e vetmja zgjidhje e duhur dhe e qëndrueshme për dalje nga Greva e Përgjithshme është dialogu social ndërmjet Partnerëve Socialë, Qeverisë dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe jo format e tjera të komunikimit”, thuhet në komunikatë.

Punonjësit e sektorit publik po kërkojnë 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit për Paga, i cili ende nuk është proceduar për lexim në Kuvend.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort