Brukseli mbështet plotësisht anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, mirëpo paralajmëron se nuk ka procedura të përshpejtuara për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Parakusht për anëtarësim në unionin evropian shihet edhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu theksohet në dy nga disa pikat e raportit të Komisionit Evropian për këtë vit, të përpiluar nga Viola Von Cramon, raportuesja e Kosovës nga institucioni i BE-së. Sikurse në raportet e tjera ndërkombëtare, theksohet se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Në po të njëjtin dokument, shprehet keqardhje për pesë shtetet mos-njohëse ndaj pavarësisë së Kosovës.





