Ambasadori britanik Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Serbi, ka thënë se Beogradi zyrtar duhet t’i lirojë menjëherë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor nga ana e forcave speciale serbe në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës.
Në raportin e tij për muajin qershor, Holland thotë po ashtu se dy vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet menjëherë.
“Britania e Madhe është shumë e vetëdijshme për rritjen e fundit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mbretëria e Bashkuar bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor. Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë”, ka thënë Holland në raportin e tij, raporton Klankosova.tv.





